PTHP: Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

1 Min. Leximi

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë nga armë zjarri, njoftojnë nga Prokuroria.

“Gjatë ekspertizës janë marrë gjurmët, të cilat do të jenë objekt ekspertimi.

- Advertisement -

Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

Lidhur me shpërthimin e zjarrit në një objekt hotelierik në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video inçizimet.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi i zjarrit ka qenë e qëllimshme. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull