Pse parakohe mundet t’ia urojmë VLEN-it?!

3 Min. Leximi

Shkruan: Ramadan Ramadani

Deshëm ta nisim këtë analizë sikur fjalimet e disa politikanëve, ata që janë vetëm të fjalës: “në këto ditë historike…” apo si do postime fetare nëpër internet që nisin me “në këtë aksham të qetë…”, por pa ndonjë hyrje hyjmë direkt në temë duke u munduar të sqarojmë se pse edhe pse zyrtarisht nuk eshte shpalle asgje dhe askush ende nuk ka lajmeruar, në këto ditë të epopejës së UçK-së dhe netëve të mëdha të ramazanit, mundet prej tash t’ia urojmë koalicionit të subjekteve politike shqiptare në qeveri në Maqedoni të Veriut bërjen e tyre: një shtëpi, një kulm, një adresë dhe përfundimisht një entitet politik  përfaqësues i shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit:

  1. Pasi ky proces pritej dhe përflitej aq gjate kohe dhe ishte i rrethuar me aq fjalë, fitne dhe muhabete përreth ky bashkim më së shumti i përngjau disa bashkimeve shoqerore. Sikur në rast të fejesës të një çifti aq të perfolur, nga gjitha anët. Ashtu më në fund kur ndodh fejesa mes atyre dyve, pas krejt fjalëve që jane thene nga të tjerët dhe të tretët, qofshin ato nga xhelozia apo thjesht prishapunës, atëherë njerëzit dashamirë përreth gëzohen dhe i urojne mo ata; si për martesë e dasëm, ani se ajo është vetëm fejesë ose nishan!
  2. Populli, elektorati, përkrahësit, simpatizuesit dhe sidomos aktivistët e kanë edhe kohën e vet të urimit dhe nuk eshte çdoherë vetëm koha dhe tajmingu i atyre qe vendosin diku aty lart. Kjo sidomos vlen per tani kur u shuan organet partiake dhe strukturat e secilit subjekt ne veçanti e mbetën vetem populli dhe liderët. Ne ate rast kur lideret mbetet të caktojne kohen e shpalljes ose lajmerimit atehere populli zgjedh kohën e urimit. Ska mbet i tretë ndermjet, as strukture e as orar. Ata nalt vendosin kur do tregojnë, atehere këto poshtë vendosin se kur do urojne. Dhe keshtu kjo ndodh pra sipas orarit të tyre të urimit. Tamam si ato që e çojnë dhuratën e dasmës dhe martesës që në fejesë!
  3. Sepse me urimin nis afati i krejt atyre punëve që priteshin të nisin ose të kryhen për “atëhere kur të kryhet kjo puna e VLEN-it”.

Prandaj urime e qoftë e hajrit, qoftë edhe kështu para vaktit dhe para zyrtarizimit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull