“Provokim skandaloz nga Netanyahu”, Erdogan kritikon ashpër Izraelin: Po përpiqet ta çojë rajonin dhe botën drejt shkatërrimit

2 Min. Leximi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër Izraelin, pas sulmeve të nisura nga Forcat Ajrore Izraelite ndaj objektivave iraniane.

Ai foli për një “përshkallëzim të rrezikshëm” që paraqet rreziqe serioze për sigurinë në rajonin e gjerë, ku shtuar se ky ishte një ‘provokim skandaloz nga Netanyahu‘.

- Advertisement -

“Izraeli, duke u përqendruar në Gaza, por edhe në rajonin tonë në përgjithësi, po e çon strategjinë e tij në një nivel të ri, jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke e përmbytur rajonin me gjak, lot dhe paqëndrueshmëri“, tha ai.

Shpërthimi i konfliktit të frikshëm/ Reuters: Mossadi kreu një seri operacionesh të fshehta në Iran para sulmit me raketa
Erdogan i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj Iranit fqinj si një “provokim flagrant” që shkel ligjin ndërkombëtar dhe përkeqëson ekuilibrat tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme. Ai theksoi gjithashtu se sulmet ndodhën në një kohë kur negociatat për programin bërthamor të Iranit po intensifikohen dhe presioni ndërkombëtar mbi Izraelin po rritet për shkak të veprimeve të tij çnjerëzore në Gaza.

“Veprimet e paligjshme dhe agresive të qeverisë Netanyahu kërcënojnë të çojnë jo vetëm rajonin tonë, por të gjithë botën drejt shkatërrimit”, theksoi presidenti turk, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masa të menjëhershme kundër asaj që ai e përshkroi si “aventurizëm izraelit”.

Erdogan përsëriti qëndrimin e Ankarasë se nuk dëshiron gjakderdhje, shkatërrim dhe konflikt të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. “Sot, edhe një herë, shprehim vendosmërinë tonë për të mos parë një cikël të ri dhune në rajonin tonë”, vuri në dukje ai.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull