“22 marsi është ditë frymëzimi për Shqiptarët, dita kur de-facto u rrëzua diktatura më e egërr. 22 marsi është dita kur shqiptarët ftohen në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.
Çdo qytetari i them, fati i Shqipërisë, është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE,. 22 marsi është betejë për Evropën, rrugën eurpiopiane. Kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjen e tij ia mbylli dyert shqiptarëve. Këto dyer nuk mund t’i hapë asnjë institucion, tjetër përveç qytetarëve shqiptarë që duhet të ngrihen në betejë”, tha ai.
Berisha komentoi edhe deklaratat e Ramës për ndryshimet ligjore në drejtësi, duke theksuar se kjo është një mundësi për kriminelët që të arratisen.
“Ato janë ndryshime kushtetuese, nuk bashkojmë asnjë votë me Ramën. Vendimi i partizanit të Edi Ramës ‘Sadushi’, i cili krijon mundësi të gjithë kriminelëve që të arratisen dhe s’do të ketë më kriminelë në bankën e akuzës. Gjoja po mbrohen parimet, por është Rama ai që kërkonte arrestimin e qytetarëve të pafajshëm. Ai dilte me krenari në studio; burg, hekura, burg.”, tha ai.

