PROPOZIM – DEKLARATA PËR ZGJEDHJE DEMOKRATIKE, TË DREJTA DHE TË LIRA PARA ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK

5 Min. Leximi

Shkup, 5 shtator – Propozim – deklarata për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike për anëtarë të këshillave dhe për kryetarë të komunave dhe të qytetit të Shkupit parashtruar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi është në mbledhjen e sotme të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Propozim – deklarata është në rend dite edhe të Komisionit Ligjvënës Juridik të Kuvendit.

Në Propozim – deklaratën, e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, theksohet se në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor, Kuvendi e shpreh unitetin e tij mbipartiak për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike. Theksohet se Kuvendi angazhohet për respektim dinjitoz të të drejtës kushtetuese, qytetari ta realizojë të drejtën e tij të zgjedhjes, në zgjedhje të lira me votim të fshehtë, ndërsa shumë ashpër e dënon votimin familjar dhe në grupe, si mundësi për manipulimin e votave të qytetarëve dhe ndikim ndaj rezultateve zgjedhore.

- Advertisement -

“Kuvendi i ofron mbështetje të plotë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe organeve dhe institucioneve të tjera për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike duke siguruar kushte për shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve, pa frikë, presion, diskriminim, kërcënime ose manipulime. Ofron mbështetje të plotë për sigurimin e monitorimit të pavarur dhe efikas të të gjithë procesit zgjedhor nga organizatat, shoqatat dhe mediat vendase dhe të huaja, në përputhje me ligjin, rregullat për monitorimin e zgjedhjeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe standardet ndërkombëtare. Thekson nevojën për një fushatë zgjedhore të ndershme dhe demokratike, duke theksuar rëndësinë e tolerancës politike dhe respektit midis opsioneve të ndryshme politike dhe ideologjike të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe në këtë drejtim dënon veçanërisht gjuhën e urrejtjes, dhunën dhe diskriminimin. Thekson rëndësinë e mediave dhe përfaqësimit mediatik, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për promovimin e kandidatëve, politikave dhe qëndrimeve të tyre. Në këtë drejtim, thekson nevojën për të siguruar qasje të drejtë në media për të gjithë pjesëmarrësit në fushatë dhe dënon fuqimisht fushatat që përhapin dezinformata dhe të pavërteta me qëllim diskreditimin e një personi, institucioni, partie politike ose organizate”, shkruan në Propozim-deklaratë.

- Advertisement -

Siç bëhet e ditur në Propozim – deklaratë, dënohet çdo formë e korrupsionit zgjedhor, keqpërdorim të qëllimeve partiake të burimeve shtetërore dhe institucione, mitmarrje dhe çfarëdo lloj i sjelljes së pjesëmarrësve me të cilën mund të vihet në pikëpyetje respektimi i vlerave dhe standardeve demokratike në gjithë procesin zgjedhor.

Септември ќе биде последниот работен месец за пратениците пред кампањата за локалните избори, до кога треба да се заокружат сите закони што пристигнале во процедура. Собранието во септември ќ

Gashi në brifingun e fundit me gazetarët e paralajmëroi Propozim-deklaratën, e cila pritet të votohet në mbledhjen plenare të caktuar për 12 shtator.

“Mendoj se do të jetë një porosi e mirë dhe pozitive për qytetarët nga të gjithë aktorët politikë se ata janë të përkushtuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare e nënshkruajnë, do të vihet në rend të ditës në seancën e 12 shtatorit. Deklarata ka tema të përgjithshme. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që të gjithë aktorët të angazhohen për respektimin e ligjeve në mënyrë që të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Sapo të biem dakord për tekstin, para se të miratohet, do ta publikojmë për ju, mediat, që ta shihni”, tha ai.

Gashi theksoi se me Deklaratën si Kuvend do të dërgojnë porosi më të fuqishme edhe për qytetarët dhe të gjithë aktorët politik.

“Mendoj se kjo është hera e parë që bëhet një Deklaratë e tillë. E kam parë kronologjinë e deklaratave. Mendoj se është më e rëndësishme nëse dërgojmë një porosi nga Kuvendi sesa kur partitë politike shkojnë në KSHZ dhe i nënshkruajnë ato. Porosia do të jetë më e fortë, më detyruese, kur të sillet në një seancë plenare. Mendoj se të gjithë do të jemi më të përgjegjshëm nëse e sjellim në Kuvend. Një qëllim më shumë për t’u dhënë peshë atyre zgjedhjeve demokratike”, tha ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull