Promovohen fluturime të reja nga Shkupi, dy destinacione interesante

1 Min. Leximi

Nga sot, qytetarët do të mund të fluturojnë direkt nga aeroporti i Ohrit drejt Bratislavës, ndërsa nga 29 marsi edhe nga Ohri drejt Milanos.

Këto linja ajrore nënkuptojnë turistë të rinj në Ohër dhe më shumë mundësi për forcimin e ekonomisë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Zhvillimi i trafikut ajror përfaqëson një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit. Përmes politikave dhe masave konkrete, punojmë vazhdimisht në avancimin e aviacionit civil, me çka mundësuam zgjerimin e ndjeshëm të rrjetit të destinacioneve.

Mbetemi fuqishëm të përkushtuar në avancimin e trafikut ajror për shkak të zhvillimit dhe lidhjes së Maqedonisë me qendrat e mëdha” – njoftoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull