Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka reaguar ndaj situatës së palestinezëve në Rripin e Gazës të cilët po përballen me një uri të rëndë në mes të bllokadës së vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu.
Presidentja Musar në platformën sociale të kompanisë amerikane X theksoi se “shpallja zyrtare e urisë në Gaza është një katastrofë humanitare” dhe “në shekullin e 21-të askush nuk duhet të përballet me urinë”.
“Unë bëj thirrje për një shpërndarje të menjëhershme dhe të papenguar të ndihmës humanitare dhe për një përpjekje të bashkuar ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj vuajtje. Njerëzimi duhet të vijë në radhë të parë”, shkroi presidentja sllovene.
Komentet e presidentes Musar vijnë pasi Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) konfirmoi urinë në Prefekturën e Gazës, një nga pesë rajonet e Rripit të Gazës, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë që nga tetori i vitit 2023.
Monitoruesi global i urisë parashikon se uria do të përhapet në Deir al-Balah dhe Khan Younis brenda disa javësh.