Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka diskutuar situatën në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Pallati Elysse njoftoi se Macron i cilësoi si “të pranueshme” sulmet me dronë që vunë në shënjestër rezidencën e kryeministrit izraelit më 19 tetor.
Duke përsëritur angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit, Macron tha se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duhet të ofrojë “mundësi për kalimin në një fazë të re të negociatave për sigurimin e armëpushimit në Gaza”.
Lidhur me sulmet izraelite ndaj Libanit, Macron kërkoi që të mos shënjestrohet infrastruktura civile, të mbrohen civilët dhe sa më parë të sigurohet armëpushimi.
Pasi dënoi veprimet e ushtrisë izraelite ndaj Forcës së Përkohshme të Paqes së OKB-së në Liban (UNIFIL), Macron theksoi se dëshiron që OKB-ja “të kryejë plotësisht rolin e saj në Libanin jugor”.
Dy liderët gjithashtu trajtuan edhe “përgjegjësinë e Iranit në përhapjen e krizave në Lindjen e Mesme”.