Presidenti i Venezuelës: OKB-ja ka pësuar plagë vdekjeprurëse nga sulmet e Izraelit në Gaza

2 Min. Leximi

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dështuar të ndalojnë masakrat e Izraelit në Gaza, duke thënë se “OKB-ja ka pësuar plagë vdekjeprurëse”.

Duke vlerësuar ngjarjet aktuale në një kanal televiziv privat në vendin e tij, Maduro tha se OKB-ja ka dështuar të ndalojë sulmet që Izraeli vazhdon në Gaza.

- Advertisement -

“OKB-ja ka pësuar plagë vdekjeprurëse. Sa herë që bie një bombë mbi fëmijët palestinezë që kërkojnë ushqim, ajo bombë në fakt bie mbi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Bombat dhe raketat e lëshuara nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bien mbi zyrën e (Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio) Guterres”, tha Maduro duke shtuar se ndaj popullit palestinez po kryhet masakër dhe gjenocid.

- Advertisement -

Ai thekson se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) ka mbetur e pamjaftueshme përballë masakrave në të gjithë botën. “Çdo ditë ata vrasin fëmijët me uri dhe bomba ndërsa vrasin edhe gazetarët duke i shënjestruar drejtpërdrejt. Ne i ngremë zërat tanë sa më fort që të mundemi me shpresën se këto institucione do të reformohen në rendin e ri botëror”, tha Maduro.

Presidenti venezuelas reagoi gjithashtu ndaj politikave tarifore të administratës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, duke thënë se Uashingtoni përpiqet t’i imponojë botës një sistem të varur ekonomikisht nga vetja.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull