Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Presidenti çek: nëse s’i marrim në BE shtetet e Ballkanit, mbesin në mëshirën e Rusisë

Përditësimi i fundit: 2024/05/01 at 2:37 AM
Publikuar May 1, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20 vjetorin nga pranimi i tij në bllok.

Zgjerimi është një “domosdoshmëri gjeostrategjike”, tha presidenti çek Petr Pavel në një konferencë shtypi në Pragë së bashku me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, konferencë kjo për pranimin e Republikës Çeke dhe nëntë shteteve të tjera në BE 20 vjet më parë.

- Reklamim -

“Nëse i lëmë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në pragun e derës për një kohë të gjatë, do t’i lëmë në mëshirën e aktorëve si Rusia, të cilët nuk ia duan aspak të mirën evropianëve dhe Evropës”, paralajmëroi Pavel, ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Përkrahje për shtetet e BP-së në rrugën e tyre drejt BE-së dha edhe kryeministri çek, Petr Fiala.

“Këto vende duan t’i përkasin Perëndimit”, tha të martën kryeministri Fiala. “Le t’u japim atyre këtë shans dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë që ofron zgjerimi”, shtoi ai.

Pavel u bëri thirrje vendeve kandidate të përgatiten seriozisht për pranimin e ardhshëm. “Republika Çeke mund të ndihmojë anëtarët e mundshëm duke ndarë përvojën e saj”, tha ai.

Presidenti çek bëri gjithashtu presion për reformat e BE-së, duke thënë se unioni “padyshim” se mund të përmirësohet.

Më 1 maj 2004, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia dhe shtatë shtete të tjera iu bashkuan Bashkimit Evropian në atë që Pavel e quajti si “një moment historik”.

“Shtëpia jonë nuk është vetëm Republika Çeke, por Evropa”, tha Pavel.

Gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia – aktualisht po kërkojnë të anëtarësohen në BE dhe kanë arritur nivele të ndryshme përparimi drejt anëtarësimit.

Ish-republikat sovjetike Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë gjithashtu kandidate, ndërsa negociatat e BE-së me Turqinë aktualisht janë të ngrira.

Më herët, Steinmeier bëri thirrje për një mbrojtje të demokracisë në Bashkimin Evropian përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së në qershor.

“Brenda Bashkimit tonë Evropian, vlerat themelore demokratike, në të vërtetë projekti evropian, po vihen në pikëpyetje nga populistët e papërgjegjshëm”, tha Steinmeier, transmeton Klankosova.tv.

“Le të kuptojmë se çfarë është në rrezik, veçanërisht tani”, tha ai. “Kur të arrihet demokracia, ajo nuk është e garantuar për përjetësinë”, shtoi presidenti gjerman.

“Ne e dimë se forca e demokracisë liberale, toleranca e saj, është gjithashtu pika e saj më e cenueshme. Dhe ne e dimë se ne duhet të mbrohemi dhe të veprojmë në mbrojtje kur ata që e përçmojnë demokracinë e përdorin këtë tolerancë për ta sulmuar atë”, deklaroi presidenti gjerman.

Ai tha se sot, Republika Çeke dhe Gjermania kanë çdo arsye për të festuar këtë pranim 20 vjet më parë, duke iu referuar shteteve të ish-Bllokut Lindor të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë si dhe Maltës dhe Qipros, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2004 në zgjerimin më të madh në historinë e BE-së.

“Ne të gjithë kemi përfituar nga ky hap – jo vetëm ekonomikisht, por mbi të gjitha si fqinjë. Dhe kjo histori suksesi do të vazhdojë të shkruhet”, theksoi Steinmeier. /KlanKosova/

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 1 Maj, 2024 May 1, 2024
Artikulli i mëparshëm Roli dhe ndikimi i disa mediave të Kosovës në zgjedhjet në RMV
Artikulli tjetër Transparence Internacional: Nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Trump nis turneun në Gjirin Persik me fokus te marrëveshjet ekonomike

    3shi.net May 13, 2025
    Super ndeshje sot në top-ligat evropiane
    Izet Mexhiti: Votuesi na e dha shansin për të qeverisur
    Fico është në gjendje të vetëdijshme, jashtë rrezikut për jetë
    Taravari: Integrimi evropian i vendit do të përshpejtohet, garanci për këtë është VLEN
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?