Presidenti Begaj dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Një sulm ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

1 Min. Leximi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda gjykatës së Apelit sot.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Përmes një postimi në Facebook, Begaj theksoi se ky është një sulm ndaj drejtësisë dhe shoqërisë, raporton Klankosova.tv

“Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ky sulm i tmerrshëm ndaj një gjyqtari të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzje dhe mospajtim të thellë, sepse ky akt është një atentat makabër ndaj vetë sistemit, mbi të cilin bazohen bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i qëndroj pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij, si afërm ashtu edhe larg, dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve për dhimbjen e pakufishme nga kjo humbje tragjike”, shkroi Begaj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull