Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Prizren.
Ai atje u prit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Jam shumë i lumtur që Shqipëria dhe Kosova, tashmë dy shtete të një kombi, ecin krah për krah në rrugëtimin e integrimit evropian dhe jam shpresë plotë që duke punuar së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj”, ka thënë Begaj, gjatë diskutimit me kryetarin e Prizrenit. /21Media