Republikës Alfred Moisiu feston sot më 1 dhjetor ditëlindjen e tij të 96-të. Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929, në qytetin e Shkodrës. Në vitet 1946-1948 kreu studimet në Shkollën e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.
Në vitet 1948-1949 ka qenë komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë; instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitet 1949-1951; ka punuar në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes në vitet 1958-1966.
Alfred Moisiu mori detyrën si President i Republikës në vitin 2002, post të cilin e mbajti deri në vitin 2007, ku ia dorëzoi pasardhësit të tij Bamir Topi.
Moisiu konsiderohet si një nga figurat më të pëlqyera në postin e kreut të shtetit, me një qasje të ekuilibruar dhe larg qëndrimeve partiake.
Presidenti Alfred Moisiu feston 96-vjetorin – një nga figurat më të respektuara të shtetit shqiptar

Ndani këtë artikull
