Posta e Maqedonisë së Veriut përmirëson shërbimet me donacion prej 146 kompjuterësh nga Halk Bank

1 Min. Leximi

Sot në ambientet e Postës së Maqedonisë së Veriut u prit me nder Drejtori i Halk Bank, z. Muhamed Haxhipazi, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes dy institucioneve.

Halk Bank bëri të mundur dhurimin e 146 kompjuterëve, të cilët do të përdoren për të modernizuar dhe përmirësuar shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

- Advertisement -

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, u shpreh falënderues për këtë mbështetje, duke theksuar rëndësinë e donacionit:
“Ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës teknologjike të Postës, që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ne ofrojmë për qytetarët.”

- Advertisement -

Ai shtoi se: 
“Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e Halk Bank. Vazhdojmë bashkë për shërbime moderne dhe efikase, duke synuar të përmirësojmë çdo ditë përvojën e qytetarëve me Postën e Maqedonisë së Veriut.”

Ky donacion përfaqëson një investim të rëndësishëm në teknologjinë e informacionit që do të shërbejë në përditësimin e sistemeve dhe për të ofruar shërbime më të shpejta dhe më cilësore në të gjitha pikat postare në vend.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull