Omer Ajdini, ish-sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Aleancën për Shqiptarët, ka shpallur largimin e tij nga partia duke e cilësuar këtë vendim si akt të dhimbshëm, por të pashmangshëm.
Në një reagim publik, Ajdini shprehu dëshpërimin e tij të thellë për drejtimin që ka marrë ASH-ja, e cila sipas tij, “shpresën për ndryshim e ktheu në zhgënjim, ndërsa ëndrrat i shtypi me të dyja këmbët”.
Ai theksoi se nuk mund të jetë më pjesë e një partie që, në vend të kauzës për ndryshim, i kërkon votë një kandidati të cilin e akuzon për vite të tëra keqqeverisje.
“Unë atë që e kam pështy nuk e lëpij, për asnjë çmim dhe me asnjë justifikim”, shkroi Ajdini, duke nënvizuar se për të, Aleanca e vërtetë mbetet ajo e fillimeve, me të rinj idealistë dhe plot shpresë.