Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup konfirmojnë aksionin që po zhvillohet në ambientet e Pece Mirçevskit, ish shefit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nga radhët e LSDM-së
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave në një rast për veprat penale marrje e ryshfetit, dhënie ryshfeti, shpërdorim i detyrës dhe punë pa përgjegjësi. Vazhdojnë kontrollet në lokacione në Shkup, për të cilat është siguruar urdhri i gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe po ndërmerren veprime të tjera”, thonë nga Prokuroria.
Policia Financiare po kryen në ambientet e Pece Mirçevskit, ish shefit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nga radhët e LSDM-së.
Aksioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë e Shkupit. Për aksionin priten detaje gjatë ditës, ndërkaq jozyrtarisht ka dyshime për keqpërdorime gjatë prokurimeve publike.