Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Policia e Kosovës identifikoi dy të dyshuarit në incidentin me granatë dore në Mitrovicë të Veriut

Përditësimi i fundit: 2024/01/16 at 10:45 PM
Publikuar January 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka thënë se i ka identifikuar dy personat e përfshirë në incidentin me granatë dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut, transmeton REL.

Si pasojë e shpërthimit të granatës janë lënduar dy persona, njëri rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

- Reklamim -

Në këtë incident janë dëmtuar edhe shtatë vetura.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy personat e identifikuar janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.

“Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, ka thënë Elshani në një përgjigje me shkrim.

Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se një pacient, me inicialet N.V, gjendet në reanimacion, për shkak të lëndimeve të pësuara nga një mjet plasës.

Por, edhe sikurse Policia, edhe Ellek ka thënë se ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Të gjitha procedurat diagnostike dhe konsultimet me specialistë të tjerë janë ende duke u bërë. Gjatë ditës do të vendoset nëse ai do të vazhdojë trajtimin në këtë qendër, apo do të ketë nevojë për trajtim në një institucion tjetër shëndetësor terciar në nivel të Serbisë”.

Ai ka thënë se plagosuri i dytë është dashur të mbahej i shtruar në ortopedi, por ai është larguar nga spitali me vetëdëshirë.

Nga Policia kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të 15 janarit, kur tre persona, të nacionalitetit serb – dy prej të cilëve u plagosën – dolën nga një lokal i njohur si “Bishevac” në Mitrovicë të Veriut dhe me të dalë, një veturë u është afruar, prej së cilës është hedhur një granatë dore.

Edhe në të kaluarën në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ka pasur incidente me mjete plasëse.

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
ETIKETUAR: granate, Policia
3shi.net 16 Janar, 2024 January 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Formimi i Qeverisë teknike/ Procedura nis në fund të javës së ardhshme
Artikulli tjetër Lugina si temë shqetësuese, çka folën ministrat Hasani dhe Bislimin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Politikë

    Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëhen bashkë në Shkup!

    3shi.net March 14, 2025
    Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM
    Valbon Limani zgjidhet u.d Kryetar i Komunës së Gostivarit
    Gashi për tragjedinë në rrugën Rahçe-Saraj: Janë të pakta fjalët për të përshkruar dhimbjen që na ka mbërthyer të gjithëve!
    Stacioni i Autobusëve demanton raportimet se 400 autobusë nisen çdo ditë nga Prishtina drejt Evropës
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?