Plan i ri për Kalanë e Shkupit, ja se çfarë do të ndërtohet

4 Min. Leximi

Hapësira rreth Kalasë së Shkupi po hyn në lojë urbanistike, por kësaj radhe radhitje më ndryshe e prioriteteve. Në vend që edhe një valë e përmbajtjeve komerciale në zemrën e qytetit, planet e reja detajore urbanistike që i ka miratuar Këshilli i Komunës Qendër sjellin paralajmërim për parqe, objekte sportive, shtrigje këmbësore dhe shtige çiklistësh. Në një pjesë të zonave ku paraprakisht janë paraparë hotele, tani hapet hapësirë për përdorim, njofton Portalb.mk.

Me planet e miratuara janë përfshirë “Kalaja dhe QRS Kala” dhe “Varrezat franceze, Tetovska trosharina dhe Park 2”. Komuna theksoi se me to bëhet harmonizim me Planin e përgjithshëm urbanistik të Shkupit, ndërsa për hapësirën rreth Kalasë për herë të parë miratohet dokumentacion më i hollësishëm urbanistik që duhet ta rregullojë qasjen, lëvizjen dhe dedikimin e tokës në këtë rajon të ndjeshëm.

Ndryshimi më i dukshëm është në atë që interesi publik vendoset para ndërtimit agresiv. Në Lajen e Qytetit CS 01 është paraparë objekt sportiv në tokë shtetërore afër kejit me sipërfaqe prej 9.295 metra katrorë, ndërsa në pozita tjera planifikohet gjelbërim me parqe, përmbajtje publike dhe parking. Nën Kalanë, në tokë private edhe tutje mbetet mundësi për hotele, por me kate më të ulëta, deri në P+3, që është sinjal ndryshe nga intervenimet e mëdha më parë të planifikuara.

Plani parashikon edhe shtigje të reja për çiklistë në rrugët “Samoillova” dhe “Llazar Liçenoski”, me lidhje drejt shtegut afër Vardarit, si dhe trotoare më të gjera dhe pemë të reja. Intervenimet e tilla nuk janë vetëm hollësi teknike, por tregues se çfarë qyteti planifiohet në këtë drejtim: hapësirë nëpër të cilën nuk kalohet vetëm me automobil, por ehde në këmbë, me biçikleta dhe me pritje më të gjata.

Në plan ësht vendosur edhe mundësi për ekspozita në të hapur, me çka Kalaja nuk trajtohet vetëm si lokacion atraktiv i ndërtimit, por edhe si pikë kulturore-historike që duhet të komunikojë me qytetin. Sipas informatave të publikuara, në përgatitjen e planit janë marrë parasysh edhe sugjerime të profesionistëve nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore, që i jep peshë shtesë qasjes që të ruhet karakteri publik dhe simbolik i hapësirës.

Esenca e këtij PDU nuk është vetëm në atë se çfarë do të ndërtohet, por edhe në atë që nuk do të ndërtohet si më parë. Në një qytet i cili me vite shikon si hapësira publike ngushtohet para interesit privat, çdo zhvendosje nga komplekset hoteliere në parqe, salla dhe hapësira të hapura ku do të lexohet në mënyrë të pashmangshme si një mesazh urbanistik dhe politik. Pyetja tani nuk është nëse plani tingëllon mirë në letër, por se nëse do të duket i tillë edhe në terren.

Me 8 milionë denarë (rreth 130,000 euro) që u siguruan nga ribalanci i buxhetit, dy muzetë e Kalasë në Shkup do të rindërtohen dhe do të punohet në sanimin e saj për t’u bërë një atraksion turistik.

Punimet në Kalanë e Shkupit nxitën probleme ndëretnike në dekadën e kaluar, kur partia në pushtet VMRO DPMNE incioi ndërtimin e tre objekteve, të cilat u kontestuan nga shqiptarët sepse ishin objekte monetnike dhe monofetare. Për shkak të tensioneve që u krijuan nga protestat asokohe, Kalaja si hapësirë historike dhe turistike mbeti e mbyllur me vite.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull