Deri në orën 15:00, në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune që mbahen sot në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, kanë votuar gjithsej 23.298 votues që paraqet 18,18 për qind nga gjithsej 128.286 votues të regjistruar. Votimi po zhvillohet në 215 vendvotime, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Dalja më e lartë në votime është regjistruar në komunën e Vrapçishtit, ku deri në orën 15 kanë votuar 5.730 votues, ose 21,01 për qind. Në Gostivar, 14.770 votues e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar ose 17,85 për qind. Në Qendër Zhupë kanë votuar 831 votues ose 10.99 për qind, ndërsa në Mavrovë e Rostushë 1,967 votues ose 18.60 për qind.
Krahasuar me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15 u vunë re ndryshime në dalje sipas komunave. Në Vrapçisht pjesëmarrja u rrit me 6.47 për qind, ndërsa në Gostivar u ul me 3.01 për qind. Rënie është regjistruar edhe në Qendër Zhupë me 6.13 për qind, si dhe në Mavrovë e Rostushë me 1.54 për qind.

