Pezeshkian: Irani i gatshëm t’i bashkohet “Paktit të Mekës”, myslimanët duhet të bashkohent

1 Min. Leximi

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e ka cilësuar si një hap përpara aleancën e Mekës mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, duke shprehur gatishmërinë e Teheranit për t’u përfshirë në një proces që synon bashkimin e botës myslimane.

“Ky është një hap përpara. Myslimanët duhet të bashkohen. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces”, deklaroi Pezeshkian.

Ai theksoi se Irani nuk i njeh hollësitë e vendimeve të marra nga këto vende, por shprehu shpresën se kjo nismë mund të kontribuojë në forcimin e unitetit islamik.

Sipas presidentit iranian, bashkëpunimi mes vendeve myslimane duhet të shërbejë për afrimin e tyre, në vend që ato të ndahen në grupe rivale dhe të përfshihen në konflikte mes vete.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull