Përparim Bajrami nuk ka ikur, thjesht nuk jeton këtu, thotë avokati i tij

1 Min. Leximi

Avokati Antonio Apostolski do të përfaqësojë ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami në rastin për të cilin ai së bashku me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe disa të tjerë dyshohet se kanë përvetësuar rreth tetë milionë euro në Lotari.

Informacionin për MPB-në e ka konfirmuar vetë Apostolski, i cili ka thënë se Bajrami nuk ka ikur nga vendi, por ka disa muaj që jeton jashtë vendit.

- Advertisement -

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski duke folur për këtë rast në emisionin “Click Plus” tha se drejtori i Lotarisë Shtetërore ka kohë që nuk është në vend.

“Informacioni im është se ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore ka mjaft kohë që ndodhet jashtë vendit. Ndërkaq, ish-zëvendëskryeministri dje është larguar nga Maqedonia me një biznesmen me veturë me targa diplomatike dhe është nisur drejt fqinjit tonë verior, Kosovës”, tha Mickoski.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup u ka shqiptuar atyre 30 ditë paraburgim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull