Takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit në Qeveri, i cili filloi në orën 17:00, ka përfunduar, thuhet në një njoftim të shkurtër nga Qeveria.
“Takimi përfundoi në një frymë konstruktive”, njoftuan nga Qeveria.
Bisedimet vazhdojnë dhe e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravari do të dihet këtë muaj.
“Mickoski konfirmoi qëndrimet e deklaruara publikisht në takim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.