Përfaqësuesi i posaçëm i Trumpit do të vizitojë Izraelin për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit në Gaza

2 Min. Leximi

Steve Witkoff, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, raportohet se do të vizitojë Izraelin për të diskutuar fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Tel Avivit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit izraelit ‘Channel 12’, Witkoff javën e ardhshme do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe më pas në Izrael.

- Advertisement -

Theksohet se gjatë vizitës së tij në Izrael do të diskutohen negociatat për fazën e dytë të armëpushimit mes Tel Avivit dhe Hamasit.

Witkoff në një program në ‘Fox News’ njoftoi se do të merrte pjesë në “inspektimin” e Korridorit Netzarim dhe Korridorin e Filadelfit që ushtria izraelite i ka pushtuar në Gaza.

– Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve Izrael-Hamas

Më 15 janari, Katari, një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

- Advertisement -

Marrëveshja hyri në fuqi të dielën e kaluar, më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit, që përbëhet nga tre faza, do të lirohen 33 pengje izraelite dhe mbi 1.900 të burgosur palestinezë.

Më 19 janar, Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes i dorëzuan ekipit të Kryqit të Kuq tre pengje femra izraelite.

Ndërkohë, 90 palestineze të mbajtura në burgjet izraelite u liruan nga burgu ushtarak Ofer që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull