Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Perëndimi i SHBA-së nën pushtetin e të nxehtit ekstrem

Përditësimi i fundit: 2024/07/04 at 1:48 PM
Publikuar July 4, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga i nxehti ekstrem me temperatura në mbi 40 gradë Celsius.

Rreth 110 milionë njerëz në 21 shtete në të gjithë Perëndimin dhe Atlantikun e Mesëm janë vendosur nën paralajmërim për të shmangur daljet në orët e pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar.

- Reklamim -

Portland në Oregon si dhe në Jackson, Mississippi, temperaturat pritet të thyejnë rekorde duke arritur deri në 46 gradë Celsius sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA. Moti përvëlues fillon pikërisht kur vendi feston Ditën e Pavarësisë, një festë kur shumë amerikanë shkojnë në shtete të tjera për të parë shfaqje me fishekzjarre, parada, festivale.

Ndërkaq i nxehti ekstrem ka nxitur edhe zjarret në Kaliforni. Zjarri ka djegur 2,000 hektarë në Butte County dhe qytetin e Oroville, që detyroi rreth 13,000 banorë të largohen nga shtëpitë. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme duke hapur rrugën për burime shtesë si dhe mundësinë e mobilizimit të Gardës Kombëtare të Kalifornisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Nxehtësia e shoqëruar me erërat e forta dhe lagështia e ulët në Kaliforninë Veriore po bëhet veçanërisht sfiduese për 500 zjarrfikësit që po luftonin me të ashtuquajturin Zjarri Thompson, i cili shpërtheu që nga e marta në mëngjes.

Fotografitë dhe pamjet video nga zona e vendosur rreth 65 milje (105 km) në veri të Sacramento, kryeqyteti i shtetit, tregojnë flakët që djegin struktura dhe automjete. Tymi është përhapur gjithashtu deri në jug në San Francisko ku 7.7 milionë banorë të Zonës së Gjirit u paralajmëruan që të mos dalin nga shtëpitë si dhe të mos përdornin fishekzjarret për festimet e 4 korrikut për shkak të cilësisë së ulët të ajrit.

Nga ana tjetër, uragani Beryl goditi Xhamajkën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. 2 persona humbën jetën duke e çuar bilancin e të vdekurëve në 9, pasi shtatë humbën jetën në pjesën lindore të Karaibeve. Një pjesë e madhe e njerëzve u vendosën në strehimore të përkohshme

Aeroportet në kryeqytetin e Xhamajkës, Kingston dhe Montego Bay u mbyllën. Turistët e shqetësuar mbërritën në aeroportin e Kankunit për të lënë qytetin turistik meksikan përpara mbërritjes së uraganit Beryl. Beryl, uragani i parë i sezonit, me erëra deri në 225 km/h sipas shkencëtarëve është ndër uraganet më të fuqishëm deri më tani.

TOP Lajmet

Afrim Gashi nderohet me Medaljen e Kryqit të Kuq në 80-vjetorin e organizatës
Lajme
Fetai: Taravari po përpiqet të rikthejë BDI-në në pushtet, po gabon!
Lajme Politikë
Limani takon përfaqësues të SASHK-ut: Kushte më të mira për punonjësit në mbrojtjen e fëmijëve
Lajme
Zelensky formon një ekip negociator: Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë
Lajme
Zv/kryeministri Fetai takohet me Ambasadorin e BE-së në Shkup, Rokas
Lajme Politikë
Filipçe: Këtë javë do të takohem me Arben Taravarin
Lajme
3shi.net 4 Korrik, 2024 July 4, 2024
Artikulli i mëparshëm Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian
Artikulli tjetër SHBA, mbi 26 mijë të evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforni

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Gashi viziton Bibliotekën Kombëtare Universitare në Ditën Botërore të Librit

    3shi.net April 23, 2025
    Rivalitet në NBA, Denver përmbys Minnesota-n, New York rimerr avantazhin
    Mickovski uron besimtarët muslimanë: Gëzuar festa e madhe e Kurban Bajramit!
    Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!
    Ibrahimi porosi Taravarit: Nuk mundesh në dy karrige
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Afrim Gashi nderohet me Medaljen e Kryqit të Kuq në 80-vjetorin e organizatës

    May 19, 2025
    LajmePolitikë

    Fetai: Taravari po përpiqet të rikthejë BDI-në në pushtet, po gabon!

    May 19, 2025
    Lajme

    Limani takon përfaqësues të SASHK-ut: Kushte më të mira për punonjësit në mbrojtjen e fëmijëve

    May 19, 2025
    LajmePolitikë

    Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

    May 19, 2025
    Lajme

    Zelensky formon një ekip negociator: Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë

    May 19, 2025
    LajmePolitikë

    VLEN: Tetova po ndryshon, një park i ri pranë Xhamisë së Larme!

    May 19, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?