Deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike të Turqve, Bejxhan Iljas, shprehet i hapur për bisedime për hyrje në qeveri, por vetëm përmes negociatave direkte me kryeministrin, jo përmes koalicionit VLEN.
Në një prononcim për “360 stepeni”, ai thotë se do të kërkojë përfaqësim ministror për komunitetin turk dhe investime në zonat ku ata jetojnë, ku mungojnë edhe nevojat bazike si uji.
Ndërkohë, deputeti Sali Murati mohon çdo lëvizje drejt qeverisë dhe mbetet me Frontin Evropian.
Në këtë drejtim paralajmëroi pak më parë njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami i cili tha se ndërsa disa po largohen, duke aluduar tek Taravari të tjerë mund t’u bashkohen shumicës qeveritare.
Madje Kasami tha se kishte pasur oferta, kërkesa dhe biseda me faktorë të tjerë politikë nga opozita, të cilët ishin të gatshëm të ishin pjesë e shumicës qeveritare./Zyrtare.net