Përballje e madhe në Romë, Lazio dhe Interi në ndjekje të kreut

1 Min. Leximi

Atalanta e Berat Gjimshitit po vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare në elitën e futbollit italian.

Skuadra nga Bergamo ka 37 pikë nga 16 përballje kampionale, dy më shumë se Napoli i Amir Rrahmanit, që pozicionohet i dyti, njofton Klankosova.tv

- Advertisement -

Kampioni aktual, Inter, i cili ka grumbulluar 31 pikë, ka dy ndeshje më pak se dy ekipet e larcekura, andaj nëse merr maksimumin në këto ballafaqime, do të barazohej me Atalantan.

- Advertisement -

Por që kjo të ndodh, “Nerazzurët” duhet fillimisht sonte ta kalojnë një pengesë shumë të madhe.

Bëhet fjalë edhe për një klub që në radhët e veta ka një futbollist shqiptar.

Lazio e Elseid Hysajt ka pikë të njejta me “Zi-kaltërtit” e Milanos, andaj synim kreu i tabelës është edhe për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull