Lufta kundër zjarrit të madh pyjor në rezervatin “Jasen” vazhdon edhe sot. Gjatë natës, zjarri iu afrua rrugës pyjore që të çon nga porta hyrëse e rezervatit “Jasen” deri te restoranti në bregun e liqenit Kozjak, por për fat të mirë, falë terrenit të pastruar më parë nga vegjetacioni, nuk u lejua të përhapet, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Ai theksoi se në aksionin e mbrëmshëm ishin përfshirë anëtarë të Njësisë për vendosje të shpejtë me pincgauer, punonjës në rezervatn “Jasen”, zjarrfikës nga Shkupi dhe Makedonski Brod, si dhe një ekip nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët, me forca të përbashkëta, nuk lejuan që zjarri të kalonte në anën tjetër të rrugës.
“Këtë mëngjes, filloi edhe një operacion specifik dhe i rrezikshëm për të krijuar një rrip të ri kundërzjarrit në pjesën që zbret drejt liqenit, me qëllim ndalimin e plotë të zjarrit. Pavarësisht tymit të dendur, një helikopter policie dhe një helikopter ushtarak kanë qenë në veprim që herët në mëngjes, ndërsa pritet të bashkohet edhe një er traktor nga DMSH re sapo të pastrohet dukshmëria”, theksoi Angelov.
Në terren, siç deklaroi Angellov, janë forca të guximshme speciale nga ushtria dhe policë nga njësitë elitare “ujqit” dhe “tigrat”, kryesisht alpinistë, të cilët po punojnë në kushte të rrezikshme për pastrimin e rriit dhe për shuarjen e stuhisë së zjarrit.
Aktualisht në vend janë aktive edhe disa zjarre të tjera, të cilat janë të parrezikshme, pasi po digjen bar dhe shkurre.