Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 14.03.2026, për shkak të protestës të organizuar nga LSM e duke filluar nga ora 12:05 në kryeqytet do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, transmeton TV21.
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhënë nga uniformat blu.
Njoftimi i MPB-së.
Më 14.03.2026 në orën 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë me itinerarin e lëvizjes që fillon nga përpara ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev”, majtas përgjatë rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rr. “11 Tetori”, drejt përgjatë rr. “Dimitrie Çupovski”, djathtas përgjatë rr. “Vasill Gllavinov”, drejt përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bul. “Ilinden” deri te Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacinit në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

