Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

“Për me përkthy se ministri nuk e ka ditë gjuhën angleze”, ish-këshilltari i Pal Lekajt e pranon se mori pjesë në takimet me ‘Bechtel & Enka”

Përditësimi i fundit: 2024/02/03 at 1:51 PM
Publikuar February 3, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-këshilltari i lartë, Eset Berisha dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj
“Për me përkthy se ministri nuk e ka ditë gjuhën angleze”, ish-këshilltari i Pal Lekajt e pranon se mori pjesë në takimet me ‘Bechtel & Enka”

Eset Berisha, i akuzuar nga Prokuroria Speciale në rastin e 53-milionëshit e ka pranuar se ka marrë pjesë në takimet me kompaninë ndërtuese ‘Bechtel & Enka”. Ai tha se ka marrë pjesë në bisedime vetëm si përkthyes. “Për me përkthy për shkak që ministri nuk e ka ditë gjuhën angleze. S’ka pas përkthyes” – tha Berisha Berisha i ftuar në KallxoPernime nuk e mohoi të ketë marrë pjesë në takime me kompaninë ndërtuese. Sipas tij, këto takime janë zhvilluar për të biseduar për zhvillimin e projektit dhe për problemet që janë hasur gjatë ndërtimit.“Ne jemi taku me “Bechtelin” në zyre të ministrit Lekaj shumë herë për shkak të zhvillimit të projektit për shkak të problemeve që janë has”- tha tutje Berisha. I njëjti tha se në këto takime ka marrë pjesë vetëm si këshilltar i ministrit. Berisha ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj dënim me burgim nga Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës me 31 janar 2024, ndërsa të njëjtit i’u ndalua ushtrimi i funksioni në administratë publike për tre vite dënim i cili do të ekzekutohet pasi të mbahet dënimi me burgim, kur vendimi të merr formën e prerë. Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike. Sekretari i përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës për kohën kur ishte ngritur aktakuza, Nebih Shatri dhe drejtorin e prokurimit publik në këtë ministri, Besim Tahiri janë dënuar secili me nga një vit e tetë muaj burg dhe me dënim plotësues prej 2 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike. Detaje nga aktakuza e Prokurorisë Speciale për ish- këshilltarin politik Eset Berishën dhe tre të tjerëtProkuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare. Prokuroria Speciale më 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarit të tij politik Eset Berisha dhe Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi” Sipas aktakuzës, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri me dashje i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me datë 29 shatator të vitit 2017. Sipas prokurorisë keqpërdorimi ka ndodhur në momentin kur të lartcekurit kanë nënshkruar marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve për 347 ditë të tjera, për autostradën “Arbën Xhaferi” apo e njohur si R6.Përfundimi i autostradës me kontratën bazë e cila ishte lidhur në vitin 2014 parashihej të përfundonte me 18 janar të vitit 2018, kurse me marrëveshjen e re të lidhur nga të pandehurit, kontrata tashmë do të përfundonte në fund të muajit dhjetor të vitit 2018. Kjo marrëveshje, sipas prokurorisë, nga të pandehurit ishte lidhur pa kosot financiare që ishte në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik dhe me Statutin dhe Kodin e Sjelljes të Komitetit Drejtues Ndërministror. Duke mos përcaktuar koston në marrëveshje, prokuroria thotë që të pandehurit i kanë lënë rrugën hapur kompanisë “Bechtel & Enka” që të paraqesë kërkesë për pagesë.

- Reklamim -

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 3 Shkurt, 2024 February 3, 2024
Artikulli i mëparshëm Turqi, arrestohen 17 të dyshuar në lidhje me sulmin në kishën në Istanbul
Artikulli tjetër LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja përplasen për marrëveshjen ndërkombëtare!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!

    3shi.net February 19, 2025
    Afro 29 milionë euro, pasuria e konfiskuar e Gruevskit dhe Mijallkovit del në ankand
    Mickoski: Tani nuk mendoj për kandidat të përbashkët me LSDM-në për Koçanin
    Mexhiti godet fort Grubin: Paratë e kumarit nuk do të shpëtojnë
    SHBA thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike, pas sulmeve të Izraelit ndaj Libanit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?