Pendarovski kritik ndaj BE-së: Si mundet që dekadën e fundit askush nga Ballkani Perëndimor nuk ka pasur sukses në rrugën drejt BE-së

3 Min. Leximi

Prapambetja e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE është më së shumti për shkak të Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, si pjesëmarrës në panelin “Ballkani Perëndimor në udhëkryq midis Perëndimit dhe Lindjes”, e cila u mbajt në kuadër të forumit global të sigurisë Globsec në Pragë, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski theksoi se vitin e kaluar u mbushën 20 vjet nga agjenda e Selanikut, kur anëtarësimi i plotë në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor u përmend për herë të parë në një dokument evropian, por asnjë nga këto angazhime nuk u përmbush, që nga zgjerimi i fundi para njëmbëdhjetë viteve kur Kroacia u bë anëtare.

- Advertisement -

“Është më se e qartë se ne nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Por më thoni, si është e mundur që në 10-11 vitet e fundit askush nga Ballkani Perëndimor nuk ka pasur sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian? Mali i Zi ka negociuar për 12 vjet, Serbia ka qenë zyrtarisht në atë proces për një kohë të ngjashme dhe askush nuk është as afër fundit të asaj rruge të gjatë”, tha Pendarovski.

- Advertisement -

Siç shtoi ai, askush nuk duhet të habitet që entuziazmi i popullatës po zbehet. Ai përmendi se para se vendi ynë të ishte një nga vendet më pro-evropiane dhe properëndimore në rajon, më shumë se 70 ose 80 për qind e njerëzve ishin pro anëtarësimit të plotë në BE dhe sot kjo përqindje është më pak se 50.

Ish-presidenti vlerësoi se Bashkimi Evropian nuk punon në mënyrë aktive me Ballkanin Perëndimor, siç bënë Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Kujtojmë se RMV-ja duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me në vitin 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull