Peci: Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit, Mitrovica nuk u thye!

1 Min. Leximi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci, ka reaguar sërish lidhur me garën në Mitrovicë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Peci ndër të tjera ka deklaruar se interesat në Mitrovicë ishin të mëdha, duke kritikuar mënyrën se si u raportua për këtë komunë.

“Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit! Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull