PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Eman Rrahmanin

1 Min. Leximi

Eman Rrahmani, që në zgjedhjet e kaluara i priu Listës për Familjen, ka vendosur të garojë në listë me Partinë Demokratike të Koosvës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rrahmani u shpreh se vendi ka pasur nevojë që t’i bashkojnë forcat, ndërsa e falënderoi liderin e PDK-së, Bedri Hamza për marrëveshjen e arritur.

Ai gjithashtu u pyet për një çështje të ‘nxehtë’ që lidhet me qëndrimet e tij për Kodin Civil, që parasheh bashkësitë civile të seksit të njëjtë, raporton Klankosova.tv

Në përgjigjen që e dha para gazetarëve, Rrahmani tha se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikë, transmeton Klankosova.tv

“Qëndrimet tona rreth Kodit Civil dihen. Absolutisht që do të jenë qëndrimet e njëjtë, por Kodi duhet me u kalu që me iu shërby qytetarëve dhe familjeve tona.”

Kujtojmë se derisa Kodi pritej të shkonte për votim në Kuvend, Rrahmani në Klan Kosova pati deklaruar se nuk ka votë për shkatërrimin e familjes.

Si ish-deputet i VV-së, Rrahmani, i kishte kthyer përgjigje Albulena Haxhiut, ish-ministre e Drejtësisë, e cila deklaronte se Kodi do të kalonte./Klankosova.tv

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull