Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

PDK-ja inicion bisedat me LDK-në e AAK-në për qeveri pa fitues

Përditësimi i fundit: 2025/03/28 at 8:52 PM
Publikuar March 28, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë në një konferencë shtypi se është i gatshëm që ta drejtojë qeverinë, në rast se këtë dështon ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai ka konfirmuar bisedimet e realizuara me përfaqësues të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, porse ka theksuar se deri tash temë nuk ka qenë se kush duhet të jetë kryeministri. Megjithëkëtë, ai ka insistuar se verdikti qytetar ka treguar se cilës parti i përket ky post

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike (PDK), Bedri Hamza, i ka bërë të ditur të premten diskutimet për formimin e qeverisë së re, të cilat i ka nisur me përfaqësues të partive të tjera që për katër vjet kanë qenë në opozitë.

- Reklamim -

Tek i ka kumtuar në një konferencë shtypi komunikimet me zyrtarë të Lidhjes Demokratike (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK) dhe të Nismës Socialdemokrate, Hamza ka thënë se është i gatshëm që ta drejtojë qeverinë, në rast se këtë nuk mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Besoj se, duke respektuar Kushtetutën, ligjet, partia e parë do të provojë në kohë dhe pa vonesa t’i krijojë institucionet, edhe konstituimin e Kuvendit, edhe qeverinë. Bazuar në situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, Kosova ka nevojë për institucione. Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese unë jam i gatshëm, si kandidat për kryeministër nga PDK-ja, t’i marrë përgjegjësitë për formimin e qeverisë”, ka thënë ai të premten.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së që u rendit e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka bërë të qartë se nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie, pa e pasur pozitën e kryeministrit.

Por Hamza ka theksuar se në diskutime ende nuk është përfshirë çështja e ndarjes së posteve, teksa ka vlerësuar se pozitën e kryeministrit në “qeverinë e opozitës” e kanë caktuar qytetarët.

“Renditja është e qartë. PDK-ja është partia e dytë, i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë, temë, qysh ka për t’u dukur qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe mbi bazën e kësaj ne do të diskutojmë”, ka theksuar Hamza.

E për qëndrimin e shprehur nga Abdixhiku lidhur me postin e kryeministrit, Hamza i PDK-së ka thënë se me LDK-në ende nuk është hapur tema e këtij posti.

“Me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mundemi me ardhë te faza dhe pjesa, të flasim edhe për formulën e komponimit të qeverisë. Me disa, sa i përket partive politike, e thash edhe në këtë rast, edhe me LDK-në, ne ende nuk kemi mbërritur në atë fazë, ku ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë”, ka theksuar Hamza.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka theksuar po ashtu se nuk ka vija të kuqe as për Vetëvendosjen, porse ka shtuar që e preferon bashkëpunimin me partitë opozitare.

E nga LVV-ja ai ka theksuar se nuk ka marrë ftesë për bashkëpunim.

“Me partinë e parë nuk kemi kurrfarë komunikimi zyrtar. Nuk kemi pranuar ftesë, nuk i kemi bërë ftesë sepse ftesa e radha dihet qysh shkon. Për shkak të programeve, për shkak të bindjeve politike, për shkak të koncepteve për mua është i preferueshëm krijimi i qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend”, ka thënë Hamza.

Si bartës i listës së PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka marrë 173 mijë e 526 vota nga totali prej 196 mijë e 474 votave sa i ka subjekti. Ndonëse ka siguruar mandat deputeti në Kuvendi, ai ka zgjedhur që ta mbajë detyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës. Vendimin për këtë, ai ka thënë se e ka marrë për ta shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunën që e drejton prej vitit 2021.

“Besoj që kish me qenë e padrejtë që brenda një periudhe të shkurtër, ndoshta më pak se gjashtë muaj, komuna me i pas dy palë zgjedhje. Kish me qenë pengesë për zhvillimin e projekteve, por kish me qenë edhe barrë për buxhetin e Republikës”, ka thënë ai të premten.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka certifikuar të enjten rezultatin zgjedhor, sipas të cilit PDK-ja është renditur si subjekti i dytë, pas LVV-së. Për certifikimin e rezultatit, KQZ-së i janë dashur 46 ditë koh]ë që nga mbajtja e zgjedhjeve.

Hamza ka vlerësuar në konferencë se procesi i certifikimit të rezultateve është zgjatur pa nevojë dhe se kjo e ka zbehur suksesin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas rezultateve të certifikuara, LVV-ja ka marrë 42.30 për qind të votave apo 48 mandate në Kuvend. PDK-ja ka marrë 20.95 për qind të vota e 24 ulëse në Parlament, LDK-ja 18.27 për qind të votave dhe 20 ulëse. Si i katërti në zgjedhje ka dalë koalicioni mes AAK-së dhe Nismës, 7.06 për qind të votave të marra apo 8 ulëse. 20 ulëset tjera në Kuvend janë të siguruara për komunitetet joshumicë.

TOP Lajmet

“Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje
Bota dhe Rajoni
Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian
Ekonomi Lajme
Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve
Lajme
Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës
Bota dhe Rajoni
Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler
Lajme
Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 28 Mars, 2025 March 28, 2025
Artikulli i mëparshëm Ismaili: 5-vjetori anëtarësimit në NATO ditë e rëndësishme për historinë e shtetit tonë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare
Artikulli tjetër Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Maqedonia e Veriut duhet ta kuptojë se nuk është në interes të saj të krijojë probleme

    3shi.net December 1, 2024
    Izet Mexhiti jep lajmin e madh për Shkëndinë e Haraçinës: Do të ndërtohet stadium me kushte optimale
    Në seancë simuluese Kuvendi i Frontit Europian miraton ndryshimet Kushtetuese
    Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, Murtezani: Zyrtarisht ende nuk kemi asnjë njoftim
    Anketa e CPRC: Opozita shqiptare në epërsi karshi BDI-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Lajme

    Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

    May 15, 2025
    Lajme

    Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve

    May 15, 2025
    Lajme

    Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

    May 15, 2025
    Lajme

    Mbahet turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?