“Pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, -“Kish pasë qejf” , Kurti e Rama me “dissa” njëri tjetrin

1 Min. Leximi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Përparim Rama janë përplasur mes vete në vënien e gurthemelit të çerdhes për fëmijë në Bardhosh, teksa po deklaroheshin për media.

Kurti e thumboi kryetarin aktual të Prishtinës, teksa i tha se “Kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.

- Advertisement -

Pasi përfundoi fjalimin Kurti, Rama u pyet nga gazetarët nëse do të kërkojë punë në vjeshtë, ashtu siç tha kryeministri në detyrë.

Ky i fundit tha se: “Kish pasë qejf kryeministri në detyrë të jetë ashtu, por unë do jem kryetar i Prishtinës. Kurti së bashku me Hajrullah Çekun e kanë sabotuar kryeqytetin tash e 4 vjet. Këtu shihet se kush ia do të mirën Prishtinës”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull