Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të kuvendit, në të cilën presidentja Vjosa Osmani pritet të bëjë adresimin vjetor të saj.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e adresimit të Vjosa Osmanit!”, ka qenë shkurt deklarimi i tij.
Më herët, edhe Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ngase ajo ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.
Ndërkaq, LDK-ja dje konfirmoi për IndeksOnline se do të jenë prezent në seancë.
“Ne, si grup parlamentar, do të marrim pjesë në seancën ku presidentja e Republikës, do t’i drejtohet kuvendit”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi