Komisioni Rregullator i Energjetikës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të vlejnë nga sonte në mesnatë. Çmimi i benzinës rritet për gjysmë denari, ndërsa i naftës për një denar për litër.
Kështu, çmimi i EUROSUPER 98+ nga nesër do të jetë 75,5 denarë. Çmimi i EUROSUPER 95 do të jetë 73,5 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL do të jetë 69 denarë për litër.
Rritje çmimi ka edhe tek vajra ekstra të lehta për përdorim shtëpiak, nga 67 në 68 denarë për litër. Çmimi i mazutit rritet për 0,6 denarë, dhe nga nesër do të shitet për 34,5 denarë për kilogram.

