Pas mbylljes së votimit në Kosovë, Kurti me deklaratë: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve

1 Min. Leximi

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë sot më 28 dhjetor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë publike duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Në fjalën e tij drejtuar opinionit publik, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. “Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve. Ai nënvizoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. “Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”, theksoi Kurti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull