Pas akuzës nga Grenelli, Osmani paralajmëron konferencë për media

1 Min. Leximi

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

- Advertisement -

“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Vjosa Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit.

Në një reagim më vonë, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.

KOHA ka kuptuar se Osmani pritet të kthehet në Kosovë gjatë mesit të javës së ardhshme.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull