Paralajmërimi i Filipçes – Bomba të reja “2.0”

2 Min. Leximi

LSDM-ja njofton publikimin e bombave 2.0. Kreu i saj Venko Filipçe thotë se që nesër do të publikojë veprime korruptive të pushtetit, të cilat do t’i mbështesë me dokumente. Ligji i ndryshuar vite më parë, nuk lejon më publikimin e materialeve të përgjuara.

“Ne i kemi përgatitur bombat e reja 2.0. Njoftoj që prej nesër vijon publikimi i skandalit të ri, skemës së re korruptive, ku kryerësit janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Për Gjithçka kemi dokumente të cilat do t’i tregojmë në publik. Lufta vazhdon, puna nuk ka përfunduar”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Filipçe ftoi prokuroren evropiane Laura Koveshi që ta vizitojë Maqedoninë dhe të hetojë keqpërdorimin e fondeve evropiane për të cilat partia opozitare akuzon pushtetin prej kohës. Ai thotë se disa javë pas arrestimeve, VMRO-DPMNE-ja nuk ka mbajtur përgjegjësi keqpërdorimin më të madh të IPARD fondeve, nga anëtarë të saj.

“Të mësojë personalisht keqpërdorimet që VMRO-DPMNE-ja i ben me fondet evropiane mes të cilave edhe ata që tashmë janë të qarta, me programin IPARD ku rrezikohen 130 milion euro. Nuk mundemi të kemi besim te institucionet e pushtetit, me presionet e pushtetit, të cilët me sjelljen e tyre mbrojnë krimin dhe kjo të jetë mbi drejtësinë dhe mbi interesin publik”, theksoi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Ai fton qytetarët që të paraqesin çfarë informacioni që kanë për skandale ose korrupsion, në ekipin e formuar në LSDM, enkas për mbledhjen e dëshmive për raste të këtilla. / Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull