Para një numri të madh qytetarësh, Shkodran Alili shpall kandidaturën e pavarur për kryetar Kërçove

1 Min. Leximi

Aktivisti qytetar dhe humanisti Shkodran Alili ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës, gjatë një tubimi të organizuar në sallën sportive “Ivanidoll”, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh, transmeton ZYRTARE.net

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Alili theksoi se vendimi për të hyrë në garën për udhëheqës të qytetit nuk vjen si rezultat i ndonjë ambicie personale, por si përgjigje ndaj thirrjeve të qytetarëve dhe miqve që, sipas tij, kërkojnë ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për Kërçovën.

- Advertisement -

“Para jush shpalla kandidaturën për kryetar të Kërçovës. Këtë e bëra jo si ambicie, por si kërkesë e miqve dhe atyre që ia duan të mirën Kërçovës,” deklaroi Alili gjatë fjalimit.

- Advertisement -

Ai shtoi se nuk ka ndërmend të përfaqësojë ndonjë parti politike, por synon të mbrojë dhe të përfaqësojë vetëm interesat dhe besimin e qytetarëve.

Kandidatura e Alilit pritet të sjellë dinamizëm të ri në garën për të parin e komunës, veçanërisht në një klimë politike ku zërat e pavarur po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje nga opinioni./ZYRTARE.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull