Para deputetëve në seancën e 62-të plenare Ribalanci i plotësuar i Buxhetit

6 Min. Leximi

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 62-të, në rendin e ditës të së cilës pika e parë është Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të vitit 2025. Seanca, siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, është planifikuar të fillojë në orën 11:00. Debati për buxhetin e plotësuar mund të zgjasë pesë ditë.

На дневен ред на оваа седница се и Предлогот на завршната сметка на Буџетот за 2024 година, Предлог законот за изменување и дополнување на Законот за извршување на Буџетот за 2025 година, по скратена постапка, Предлог одлуката за испраќање припадници на Армијата за учество вo меѓународната операција на Организацијата на обединетите нации „УНИФИЛ“ во Либан и Предлог законот за установи за средно образование на верските заедници, во прво читање.

- Advertisement -

Gjithashtu, në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe Propozim-llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2024, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit për vitin 2025, me procedurë të shkurtuar, Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit – dhe Propozim ligji për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare – në lexim të parë.
Ribalanci i plotësuar i buxhetit më 17 korrik u miratua në seancë qeveritare dhe me të sigurohen mjete shtesë për Ministritë e Transportit, Politikës Sociale dhe Arsimit dhe Shkencës.

Siç njoftoi në atë kohë Ministria e Financave, bëhet fjalë për gjashtë milionë denarë për dokumentacionin e projektit për një rrugë të re në komunën e Kumanovës në Buxhetin e Ministrisë së Transportit, 50 milionë denarë shtesë për pagesën e ndihmave sociale në buxhetin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe pesë milionë denarë për Universitetin “Goce Delçev” në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Me propozimin plotësues të miratuar nga Qeveria janë siguruar mjete pë përdoruesit e caktuar të buxhetit me qëllim që të kryejnë rregullisht pagesat e tyre, d.m.th., përmes rialokimeve, janë rritur mjetet për përdorues të caktuar të buxhetit, ndërsa njëkohësisht janë zvogëluar fondet nga përdorues të caktuar të buxhetit, me qëllim që shpenzimet të jenë në përputhje me zbatimin dhe pritjet aktuale deri në fund të vitit. Ndryshime shtesë kanë të bëjnë edhe me fonde shtesë për pagat, si dhe për shërbimin e detyrimeve. Ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të vitit 2025 ndjekin prioritetet themelore të politikës fiskale, të cilat synojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal, sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe stimulimin e zhvillimit, pa ndryshim në projeksionin e nivelit të deficitit buxhetor”, thonë nga Ministria e Financave.

Të ardhurat totale me ribalancin janë parashikuar në një nivel prej 362.4 miliardë denarë ose rreth një për qind më shumë se Buxheti, përkatësisht rreth 3.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë planifikuar në një nivel prej 403.7 miliardë denarë dhe shënojnë një rritje prej rreth 1 për qind, përkatësisht rreth 3.5 miliardë denarë. Norma e rritjes mbetet 3.7 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në 2.8 për qind,dhe shkalla e papunësisë është planifikuar në 11.1 për qind.

- Advertisement -

“Me ribalancin e propozuar bëhet rialokimi i mjeteve midis përdoruesve të buxhetit, sigurohen mjete shtesë për pagesën e pandërprerë të pagave, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është parashikuar një rritje prej 10 përqind e pagave të punonjësve. Gjithashtu, janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura dhe kostove të tranzicionit, si dhe rreth 300 milionë denarë shtesë për shpenzime kapitale”, theksojnë Ministria e Financave.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në shumën prej 47.4 miliardë denarësh dhe, siç u tha nga Ministria e Financave, ato kanë për qëllim shtimin e mjeteve për të nxitur zbatimin e projekteve ku zbatimi i mirë është konfirmuar tashmë, kryesisht në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Vazhdon mbështetja financiare dhe bashkëpunimi i Qeverisë me komunat, për të cilat më parë u siguruan 584 milionë denarë shtesë me Rishpërndarjen e miratuar të mjeteve midis përdoruesve të buxhetit. Qëllimi përfundimtar i ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit të vitit 2025 është ekzekutimi i pandërprerë i Buxhetit dhe ruajtja e nivelit identik të deficitit buxhetor të planifikuar me Buxhetin fillestar, gjegjësisht deficiti buxhetor të mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBB-së, gjegjësisht 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind e PBB-së”, qëndron në kumtesën Ministrisë së Financave.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull