Paqe historike Armeni-Azerbajxhan në Shtëpinë e Bardhë: “Rruga Trump” vulos marrëveshjen

1 Min. Leximi

Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur një akord historik paqeje në Shtëpinë e Bardhë, me “kumbar” presidentin amerikan, Donald Trump, duke mbyllur kështu një kalvar të gjatë luftimesh në Nagorno-Karabakh dhe duke “vulosur” të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.

Teksa fotografitë e Trump, i cili mbante të shtrënguara duart e Ilham Aliyev të Azerbajxhanit dhe Nikol Pashinyan të Armenisë bënë xhiron e botës, detajet brenda akordit, janë ato më interesantet.

- Advertisement -

Disa prej tyre janë publikuar tashmë dhe përfshijnë atë që do të njihet si “Rruga Trump”.

Në detaje, cilat janë pikat?

-Korridori i Zangezurit: Rrugë 40 kilometra përmes Armenisë, që lidh Azerbajxhanin me Nakhçivanin.

-SHBA-të marrin të drejta ekskluzive zhvillimi 99-vjeçare, të quajtura Rruga Trump.

- Advertisement -

-Njohje formale, punime kufitare, ambasada të planifikuara.

-Investime amerikane, heqje sanksionesh ndaj Azerbajxhanit, kthesa e Armenisë në lidhjet ushtarake perëndimore.

-Mbrojtja e armenëve etnikë në Karabakh, mundësimi i kthimeve.

Çështje të pazgjidhura: Demarkacioni i kufirit, shkëmbimet e të burgosurve, zbatimi i ligjit.

Ndikimi gjeopolitik: Dobëson ndikimin rus, rrit rolin SHBA/Turqi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull