Panik në Londër, sulm kibernetik në spitale, anulohen operacione

1 Min. Leximi

Spitalet kryesore në Londër raportuan të martën një incident kritik pas një sulm kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.

Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë.

- Advertisement -

Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.

Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik. /a2news/

NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar mënyrën sesi hakerët u futën në sistem.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull