Panel diskutimi rinor në Komunën e Tearcës: të rinjtë kërkojnë modernizim dhe i japin mbështetje Daut Memishit

2 Min. Leximi

Në Komunën e Tearcës u zhvillua një panel diskutimi me të rinjtë, me temë: “Avancimi dhe modernizimi i të rinjve të Komunës së Tearcës në hap me kohën dhe me teknologjinë”.
Aktiviteti shkaktoi interesim të madh ndër të rinjtë e komunës, të cilët në numër të konsiderueshëm morën pjesë në debat, duke treguar përkushtim dhe gatishmëri për ide të reja e zhvillim modern.

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, publikoi edhe një status në rrjetet sociale, ku theksoi:

“Rinia është forca e ndryshimit! Sonte, në një panel diskutimi të organizuar nga të rinjtë dhe të rejat e komunës sonë, në fshatin Dobrosht, patëm një bisedë të frytshme mbi teknologjinë dhe rolin e saj në jetën tonë të përditshme.
Kush tjetër më mirë se Arlind Pajaziti mund të fliste për këtë temë? Ai ligjëroi mbi avancimin dhe modernizimin e të rinjve të komunës sonë, duke theksuar rëndësinë e ecjes në hap me kohën dhe teknologjinë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës dhe për Arlindin, për kontributin dhe përkushtimin e tij në këtë organizim.”

Gjatë takimit, të rinjtë diskutuan për mundësitë e zhvillimit personal dhe profesional, rëndësinë e inovacionit dhe përfshirjes aktive në jetën e komunitetit.
Organizatorët theksuan se paneli synon të krijojë një platformë të hapur për ide, debate dhe bashkëpunim, duke e bërë rininë pjesë aktive të proceseve të zhvillimit në komunë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull