PAN-i e ka në axhendë bllokadën e zgjedhjes së presidentit/es

5 Min. Leximi

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Kuvendi i Kosovës i zgjodhi organet kuvendore, ndërsa qeverinë e formoi e vetme partia fituese LVV, me aleatët e saj Guxo Alternativa, PSHDK. Radha i ka ardhur zgjedhjes të Presidentit/es të vendit. Deri tani është bërë e njohur vetëm kandidatura e presidentes aktuale, Dr. Vjosë Osmani. Opozita kërkon figurë konsensuale, për të parin e Kosovës. “Përndryshe nuk votojmë asnjë kandidaturë të pozitës. Ne nuk kemi çfarë të humbasim më shumë, shkojmë serishmi në zgjedhje”, – thonë nga opozita PAN! Realisht, subjekteve PAN-iste kurrë nuk u ka interesuar shteti, por vetëm pushteti. Këtë e kanë dëshmuar për një çerek-shekulli radhazi, me krime vrastare, hajni zyrtare, kontrabandë galopante, haraç të përgjakur dhe “të bëma” të tjera.

Për afro një vit opozita destruktive, përkatësisht, subjektet politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in e kriminalizuar, përdori të gjithë arsenalin propagandistik, në koordinim me lukuninë e gazetarëve mercenarë, të prirë nga agjenti i Serbisë, Baton Haxhiu, se bllokadën 9 mujore, për konstituimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, e bëri pozita e kryesuar nga Albin Kurti me LVV dhe aleatët Guxo dhe Alternativa.

Por, populli në Kosovë dhe Mërgatë, brenda një dite të vetme, pikërisht, më 28 dhjetor 2025, me votën e tij të lirë demokratike, vërtetoi se bllokadën e bëri opozita e bashkuar dhe jo pozita. Prandaj e ndëshkoi opozitën me humbjen e thellë dhe tërësisht meritore. Qëllimi i bllokadës të opozitës ishte që humbjen e saj, me votën në kuti, ta kompensonte me fitoren në tavolinë!

Pra, vota demokratike e popullit demantoi bindshëm të gjitha akuzat se, kinse, pozita bëri bllokadën, duke e turpëruar dhe kriminalizuar opozitën të dyshuar se është bërë palë me Serbinë, në bllokadën e krijimit të institucioneve shtetërore të Kosovës!

Ndërkohë, pas përfundimit të tri fazave: Zgjedhja e organeve të Kuvendit dhe të qeverisë; miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare; miratimin e buxhetit shtetëror, në agjendë është zgjedhja e presidentit/es. Dhe, kjo i tejkalon mundësitë e pozitës aktuale, pasi nuk posedon 80 votat e nevojshme, pa një koncensues apo koalicion paraprak me ndonjë nga partitë e opozitës, për ta zgjedhur presidentin/en.

Akuzat e bëra nga lukunia kundërshtare dhe rrugaçërore, nga të gjitha nivelet, se presidentja Osmani është karrieriste dhe kalkulante, janë lehtësisht të demantueshme. Fenomeni Dr. Vjosa Osmani është super specifik në Kosovë. Ajo ka një qëndrueshmëri klasike. Sa më shumë e kemi njohur, na ka bindur për karakterin e fortë të saj. Ishte përcaktuar për ta bërë ndryshimin në Kosovë, sepse krimet e përgjakura, vjedhjet zyrtare, kontrabandimet bashkëpunuese me kriminelët serbë dhe pisllëqet tjera, kishin tejkaluar çdo normë njerëzore. Dhe, realizoi qëllimet e saj fisnike, natyrisht, e ndihmuar çiltërisht nga njerëz të mirë dhe atdhedashës si ajo.

E gjithë kjo forcë përkushtuese për punë të mbara e Vjosë Osmanit, “nuk ka pikur nga qielli”. Përkundrazi, është rezultat i një vullneti të hekurt, duke u përgatitur përgjatë një shkollimi të bollshëm dhe cilësor. Ajo është juriste e diplomuar dhe e doktoruar, profesoreshë dhe eksperte në lëmin e drejtësisë: kontribuese në Komisionin Kushtetues dhe angazhimin në përmbylljen e Pavarësisë të Kosovës; me përvojë të shkëlqyer në njohjen e ligjeve dhe të funksionimit të shtetit; përzgjedhja e orientimit perëndimor dhe aftësi komunikimi me partnerë botërorë.

Vjosa është shquar në diplomaci dhe në takimet ndërkombëtare, për trajtesa të çfarëdoshme, madje në të gjitha nivelet; e guximshme në kërkesa për reforma, sidomos në drejtësi dhe ekonomi, si ndryshime të disa ligjeve ekzistuese, të cilat janë bërë pengesë, deri në ngërçe dhe ngufatje të shtetit.

Ta akuzosh Vjosë Osmanin se ka treguar anshmëri në mbështetjen e Kurtit, pse ajo është konsultuar dhe ka aprovuar të gjitha nismat dhe veprimet të Qeverisë Kurti, për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, duke mbyllur institucionet paralele serbe në territorin e Kosovës, është më shumë se marrëzi, është krim dhe poshtërsi, mbrojtje e politikave të Beogradit në Kosovë.

Presidentja Vjosë Osmani ka shkëlqyer në detyrën e saj fisnike presidenciale, duke përmbushur detyrimet brenda shtetit dhe në diplomacinë e Jashtme, me cilësitë e kompletuara që posedon, në një shtet të emancipuar dhe demokratik, as që do të vihej në votë, për ta vazhduar mandatin e dytë.

E keqja e madhe është pse zgjedhja e presidentit është lënë peng e pazarllëqeve politike të Kuvendit. Në çfarëdo votimi të drejtpërdrejtë nga populli fitoren do ta kishte të garantuar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull