Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

2 Min. Leximi

Izraeli dhe Hamasi po vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e arritur muaj më parë për shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve.

Ndër 620 palestinezët që do të lirohen, njëri prej tyre ka kaluar më së gjati në burgjet izraelite se çdokush tjetër.

- Advertisement -

Nael Barghouti, 67 vjeç, ka kaluar 44 vjet në burgjet izraelite – duke u burgosur në vitin 1978, kur ishte në fillimet e të 20-ave, për vrasjen e një shoferi autobusi izraelit. Në momentin e arrestimit, ai ishte pjesë e krahut të armatosur të Fatahut, por më vonë u bashkua me Hamasin.

Ai u lirua 34 vjet më vonë – në vitin 2011 – si pjesë e një shkëmbimi që çoi në lirimin e pengut izraelit Gilad Shalit. Por, vetëm tre vjet më vonë ai u burgos përsëri dhe që atëherë ishte prapa grilave, shkruan skynews.

Izraeli ka një rregull që thotë se çdo palestinez që është dënuar për vrasjen e izraelitëve duhet të dëbohet përherë nëse lirohet si pjesë e marrëveshjeve për armëpushim – prandaj nuk mund të kthehet në shtëpi në Bregun Perëndimor.

- Advertisement -

Duke folur për reuters këtë vit, gruaja e tij, Eman Nafe, e cila ka kaluar gjithashtu 10 vjet në një burg izraelit me akuzat për planifikimin e një sulmi vetëvrasës, tha se kishte dyshime që burri i saj do ta pranojë atë fat. “Jam e sigurt se ai do ta refuzojë këtë”, tha ajo.

Barghouti, i cili ka të njëjtin mbiemër me të afërmin e largët – liderin politik të burgosur, Marwan Barghouti, do të dalë nga burgu për të gjetur se vëllai, nipi dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë vdekur./telegrafi

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull