Palestinezët në Rripin e Gazës kanë falë namazin e xhumasë së parë pas armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, raporton Anadolu.
Palestinezët që jetojnë në rajonin Nuseirat u mblodhën jashtë rrënojave të xhamisë al-Farouk në qytetin Rafah, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite.
Më 19 janar, hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi në Gaza, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 110.500 të tjerë.
Marrëveshja prej tre fazash e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësi të qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Sulmet izraelite gjithashtu kanë lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.