SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër H.Z. (48), Gj.A. (27) dhe C.E. (36), të gjithë nga Shkupi.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “zhvatje”. Sipas kallëzimit, nga nëntori i vitit 2025 deri më 25.12.2025, me kërcënime ndaj jetës së Sh.K. (32), kanë kërkuar pagesën e shumës prej 50.000 eurosh për një borxh të supozuar prej 20.000 eurosh, të cilin gjoja e kishte 26-vjeçari N.K

