Padi penale për kryetarin e Kriva Pallankës

2 Min. Leximi

Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

I denoncuari i parë K.P., i punësuar në Komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, përgatiti vendim për ndryshimin e investitorit, edhe pse afati i lejes së ndërtimit, të cilën e posedonte investitori, kishte skaduar.

- Advertisement -

E denoncuara e dytë M.K.,udhëheqëse e Departamentit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e saj të punës, nuk ka bërë mbikëqyrjen dhe kontrollin e detyrueshëm të vendimit për ndryshimin e investitorit dhe me nënshkrim e miratoi si të vlefshëm, me çka i mundësoi G.S. nga Kriva Pallanka të vazhdonte ndërtimin e filluar më parë të shtëpisë me hapësirë afariste pa poseduar leje të vlefshme ndërtimi.

I denoncuari i tretë, si kryetar i komunës së Kriva Pallankës, nuk ka kryer mbikëqyrje dhe kontroll të detyrueshëm të vendimit të nxjerrë për ndryshimin e investitorit dhe e ka miratuar atë si të vlefshëm me nënshkrim ose faksimile dhe vulë të komunës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull