Pa rrymë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Butel, Aerodrom dhe Sopishte

1 Min. Leximi

Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Butel, Aerodrom dhe Sopishte.

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat në Qytetin e Shkupit, pas raportimit të marrë nga EVN, sot nga ora 08:30 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kumanovska” në lagjen 11-të Tetori, ndërsa nga ora 08:30 deri në 14:00, shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Momin Potok, më saktë objektet në rrethinën e ndërtesës së MOTOQENDËR.

- Advertisement -

Nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Butelska” – krahu nr.2 dhe krahu nr.6, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:30, shfrytëzuesit e rrugëve “Lisiçe e Epërme” dhe “Lisec”.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të f. Dobridoll, vendi i quajtur Sadinje, më saktë pas Shtëpisë së pleqve në Panorama.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull